Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

‘Kushtetuesja’ pezulloi ligjin, ‘Mjekësia’: Studentët arrijnë të fitojnë gjithmonë

‘Kushtetuesja’ pezulloi ligjin, ‘Mjekësia’: Studentët arrijnë të fitojnë gjithmonë

12:45, 15/11/2023
A+ Aa A-

Një ditë më parë Gjykata Kushtetuese pezulloi ligjin për studentët e mjekësisë, këta të fundit kanë dalë në një deklaratë për mediat, duke e konsideruar si një triumf të tyre e që mbi të gjitha kanë dhënë leksione për të gjithë shoqërinë. Studentët shprehen të bindur se drejtësia do të do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.  

“Jemi shpresë që drejtësia do triumfojë dhe jemi të bindur se asnjëherë e drejta nuk dhurohet, e drejta fitohet sepse e drejta është e atyre që luftojnë deri në fund dhe lufta bëhet për të qëndruar në këtë vend me dinjitet. Seanca do të mbahet me 21 dhjetor në orën 10:00. Kemi treguar këmbëngulje, kemi treguar që besimin dimë ta shndërrojmë në forcë, bashkim, qëndrim, unitet”, tha një prej përfaqësuesve të studentëve.

Ato sqarojnë se mësimi ka vijuar normalisht, madje janë duke zëvendësuar edhe orët e humbura.

"Mësimi ka filluar dhe jemi rikthyer orëve, duke zëvendësuar edhe orë të humbura, kemi gjetur mirëkuptimin nga të gjithë. Shpresoj që drejtësia të vazhdojë, falenderojmë të gjithë ata që na kanë qëndruar pranë, kemi treguar leksionin më të madh që është treguar ndonjëherë, që studentët arrijnë të fitojnë”, përfundoi deklarata.

Për sa kohë ligji është pezulluar, kjo tregon se janë rikthyer në auditorë me kushtet e vjetra. Pra nuk do u mbahet diploma si edhe nuk do duhet të paguajnë tarifën për 2.5 mln lekë të vjetra për vitin akademik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco