U arrestua 3 ditë më parë, ekstradohet drejt Italisë shqiptari i kërkuar për trafikimin e 139 kg kokainë

U arrestua 3 ditë më parë, ekstradohet drejt Italisë shqiptari i kërkuar për trafikimin e 139 kg kokainë

09:55, 10/11/2023
A+ Aa A-

Në kërkim prej shkurtit të 2023 nën akuzën e trafikut të 139 kg kokainë në Itali, shqiptari kapet në Shqipëri.

Është arrestuar në Shqipëri më datë 7 nëntor 2023 dhe është ekstraduar sot në Itali një shtetas shqiptar i akuzuar për trafik lëndësh narkotike.

Mësohet se ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane më shkurt të 2023 si anëtar u një grupi kriminal i akuzuar për trafikun e 130 kg kokainë.

Hetimet për kapjen e tij nën urdhërin e Prokurorisë së Venezias u ekzekutuan në bashkëpunim me Eurjust, Zyrën italiane Eksperte të sigurisë në Shqipëri, personelin e grupit investigativ kundër krimit të organizuar të Venezia e autoriteteve shqiptare.

Shqiptari i arrestuar është ekstraduar e dërguar në burgun e Torinos. Ai figuron banues në Asti të Italisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco