Lajmi i fundit

LIVE/ Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Maliq, në pranga një 62-vjeçar që përndiqte të miturën 12 vjeçe

Maliq, në pranga një 62-vjeçar që përndiqte të miturën 12 vjeçe

09:28, 10/11/2023
A+ Aa A-

Në Maliq, një burrë rreth 62 vjeç u vu në pranga pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. 

Arrestimi i tij u bë ditën e djeshme nga komisariati i Maliqit. Sipas burimeve, i arrestuari ka ngacmuar me fjalë dhe ka përndjekur një vajzë 12-vjeçare, nxënëse shkolle. 
Ka qenë e mitura që i ka treguar gjyshes së saj e më pas në praninë edhe të psikologes së shkollës, kanë bërë denoncimin pranë policisë. 

Këta të fundit kishin informacion për autorin, pasi konstatohej edhe si përdorues i alkoolit dhe prej pak kohësh po mbahej nën mbikqyrje nga ana e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco