Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

‘Isha mbretëresha e tij, mesazhi i fundit 1 orë para se të vritej…’, flet e dashura e shqiptarit

‘Isha mbretëresha e tij, mesazhi i fundit 1 orë para se të vritej…’, flet e dashura e shqiptarit

14:27, 09/11/2023
A+ Aa A-

‘Me gjasë plumbi është i kalibrit 22. Një goditje poshtë kokës, në anën e djathtë të kafkës, mbi vesh. Nuk mund të jap më shumë detaje’.

Prokuroria e Cuneo ka bërë rtë ditur se po heton maksimalisht për të zbardhur rastin dhe ka ngarkuar Roberto Testi-n, një kriminolog me famë ndërkombëtare për autopsinë në trupin e Klaudio Myrtaj.

34-vjeçari shqiptar u qëllua për vdekje pasditen e së shtunës ndërkohë që punonte në një punishte në Vernante. Eksperti mjeko-ligjor e kreu autopsinë mbi trupin e të riut shqiptar paraditen e së mërkurës. 1 orë e gjysmë pasi u pa të futej në morgun e Cuneo, ai konfirmoi se arma e përdorur në krim ishte e kalibrit të vogël.

Kjo mund të jetë edhe arsyeja përse askush nuk e dëgjoi të shtënën që ndodhi fare pranë komunës, në qendër të Vernante. Ajo çka e ka vështirësuar punën e hetuesve deri më tani është fakti se askush nuk ka dëgjuar dhe nuk ka parë askënd të hyjë e të dalë nga punishtja.

Në momentin kur ndodhi ngjarja zyrat rreth e rrotull ishin të mbyllura, ndërsa kamerat në zonë ishin të orientuara diku tjetër. Një gjë është e sigurt, sipas asaj që shkruan La Stampa, vrasësi e dinte që Klaudio kishte shkuar për të ndihmuar artizanin e moshuar në punishten e tij dhe ka pritur derisa ky i fundit të largohej.

Image

Nuk e vrau menjëherë 34-vjeçarin, por la në agoni. Klaudio po punonte me kufje në vesh. Hetuesit besojnë se autori i ngjarjes nuk është profesionist dhe se është larguar pa u siguruar që Klaudio kishte ndërruar jetë.

Po ashtu besohet se 34-vjeçari ka qenë më i hutuar se zakonisht dhe kur ka parë vrasësin, që ndoshta e njihte, e ka lejuar që të afrohet rreth 1 metër, duke mos pasur kështu kohë për të nxjerrë zë, për t’u mbrojtur e reaguar. Gjithçka dyshohet të ketë ndodhur në një hark kohor prej pak sekondash.

Puna për kapjen e autorit vijon. Kush është? Kush mund t’i donte të keqen një djali të mirë dhe punëtor, siç e përshkruajnë në Vernante dhe Limone, ku punonte shpesh në kompaninë e kushëririt të tij. ‘Një djalë i qeshur, i sjellshëm dhe i edukuar’, kështu e përshkruajnë të riun shqiptar.

E teksa prokuroria po ndjek çdo pistë, e dashura e viktimës përjashton çdo mundësi që vrasja e tij të ketë ardhur për shkaqe pasioni. Ajo punon në një lokal në Limone dhe nuk rezulton të jetë nën hetim. Hetuesit mësohet se i kanë kthyer celularin që i kishin sekuestruar, ndërsa vetë vajza ka dhënë dëshminë e saj për La Stampa.

‘Ishim bashkë që prej Marsit, duheshim shumë, mund të kishim ndonjë debat si çdo çift i zakonshëm. Një mashkull i mrekullueshëm, por shumë xheloz. U zu dhe u përplas fizikisht në dy raste, por nuk ishin ish-ët e mi, ose njerëz që frekuentoja.

Nuk e ka vrarë askush prej meje, më shumë gjasa kishte ta bënte ai. Kam pasur eksperiencat e mia, por ato që më dha ai nuk e kisha provuar e askënd tjetër. Isha mbretëresha e tij. Nuk më ka shprehur kurrë asgjë, as një person për të cilin mund të kishte dyshime, apo ndonjë frikë që mund të kishte. As javën e fundit’.

‘Ishte hera e parë që punonte tek miku i tij. Kishte që prej të martës, dhe kishte bërë pushim vetëm të enjten në mëngjes, kur e shoqërova tek mjeku për një plagë në dorë. Ishim bashkë të enjten në mbrëmje, të premten nuk u pamë. Mesazhi i tij i fundit më erdhi në orën 15:56 të së shtunës.

Pra një orë para vrasjes. Fillimisht kur më telefonuan ngjante si aksident, më pas më shpjeguan. Nga ai moment unë dhe vajza ime jetojmë në terror, në agoni, nuk shpresojmë gjë tjetër përveçse vrasësi të gjendet. Drejtësi për të, për ne, për familjarët e Klaudios, për të ëmën, motrën. Po përgatisnim pasaportat për të shkuar për Vit të Ri tek ata’.

Image

Nëpërmjet një telefonate nga Vlora, vendlindja e Klaudios, për La Stampa foli edhe motra e tij, 29-vjeçarja Desara Myrtaj.

‘Jam e tronditur, nuk arrij të kuptoj. Klaudio ka qenë gjithmonë vëllai më i mirë në botë, gjithnjë në krahun tim. Një djalë flori, bëri universitetin dhe masterin për marrëdhënie publike. Punonte në një call center në Tiranë, po 6 vjet më parë u nda nga jeta babai, kështu që ai u kthye në Vlorë për t’i qëndruar mamit pranë.

Por kishim nevojë për para. Kontaktoi me kushërinjtë në Caraglio, me të cilët jemi shumë të lidhur. Fillimisht shkoi për pushime në Spanjë, më pas iu bashkua në Itali. E prisnim për Vit të Ri. Më pas morëm lajmin e tmerrshëm’. 

‘Më telefonuan kushërinjtë. Nuk di vërtetë çfarë të them. Me Klaudion flisnim çdo ditë, nuk më ka thënë kurrë diçka jashtë të zakonshmes, as kushërinjve. Ishte njeriu më i mirë dhe më korrekt në botë, nuk i kishte bërë kurrë keq askujt. E dashura e tij? Kam, folur një ose dy herë. Lexova që flitet për krim pasioni, por nuk më bën sens.

Kemi besim që autoritetet italiane do ta zbardhin këtë ngjarje. Më pikëllon zemra mbi të gjitha për mamin, është e shkatërruar. Për të tani gjëja më e rëndësishme është që trupi i Klaudios të rikthehet sa më parë në Shqipëri, për t’i dhënë lamtumirën e fundit’. /tvklan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco