EMRI/ Vdes edhe shqiptari i pestë që u rrëzua nga skela në Gjermani

EMRI/ Vdes edhe shqiptari i pestë që u rrëzua nga skela në Gjermani

13:27, 09/11/2023
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë mbrëmë në Gjermani shqiptari 33-vjeçar Alfred Visha.

Lajmi i rëndë vjen 10 ditë pas aksidentit në kantierin e ndërtimit në Hamburg. Lajmin e konfirmon daja i tij, Luan Cemenja.

Visha, baba i tre fëmijëve, mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit në kantierin e ndërtimit në Hamburg të Gjermanisë ku edhe 4 shqiptarë humbën jetën.

Visha ndodhej prej 10 ditësh në spital, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra.

Aksidenti i rëndë në punë, ku humbën jetën 5 shqiptarë, u shënua të hënën e 30 tetorit 2023 në një kantier ndërtimi në Hafencity të Hamburgut në Gjermani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco