'Në 2021-in hodhi nga dritarja e makinës një…', kapet në Bathore i kërkuari nga policia

'Në 2021-in hodhi nga dritarja e makinës një…', kapet në Bathore i kërkuari nga policia

10:35, 07/11/2023
A+ Aa A-

Është vënë në pranga një 39 vjeçar në Tiranë pasi rezulton i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh. Sipas bluve, Ardian Shkalla u kap në Mjull Bathore. Mësohet se Shkalla ishte kapur me sasi kokaine në 2021-in dhe për këtë është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg.

“Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit, i DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Remove”. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas në kërkim, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Remove”. Si rezultat i këtij operacioni, në Mjull Bathore, u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim Ardian Shkalla, 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në vitin 2021, 39-vjeçari, sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit, një qese me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila është sekuestruar nga Policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thotë policia

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco