‘Guantanamo në Lezhë’/ Çfarë ndodh me emigrantët që kryejnë krime?

‘Guantanamo në Lezhë’/ Çfarë ndodh me emigrantët që kryejnë krime?

10:10, 07/11/2023
A+ Aa A-

Politika dhe mediat italiane kanë hedhur dyshime të forta mbi marrëveshjen e nënshkruar mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni për ngritjen e dy qendrave për pritjen e refugjatëve në Shqipëri.

Opozita italiane thotë se vendimi shkel konventat ndërkombëtare dhe nuk respekton të drejtat e njeriut.

Sipas tyre, në Shqipëri do krijohet një Guantanamo e re. Madje termi Guantanamo po qarkullon pasivisht në median sociale.

Por marrëveshja ka edhe pikëpyetje të shumta ligjore.

Ndër pikëpyetjet më të mëdha është se çfarë do të ndodhë me ata refugjatë që do u refuzohet e drejta për azil? Kush do i transferojë ata? Kush do vendosë për deportimin dhe mënyrat e largimit të tyre?

Po ashtu, Brukseli duket i shqetësuar, pasi nuk e di akoma nëse marrëveshja do jetë në përputhje me konventat dhe ligjin ndërkombëtar.

Një tjetër pikëpyetje është se cili do jetë autoriteti i forcave policore për mbikëqyrjen e brendshme dhe të jashtme të këtyre dy strukturave? Deri tani është thënë se përgjegjëse do jetë policia shqiptare,por do ketë një prezencë të personelit italian. Por sërish janë të paqarta rregullat për respektimin e sovranitetit të shteteve.

Ndërkohë, vetë ministri i Brendshëm italian, Matteo Pantedosi nuk ishte i pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes, duke thënë se me këtë çështje është marrë kryeministria.

Meloni vetë ka thënë se juridiksioni i brendshëm i qendrave do jetë italian, kurse shqiptarët do jenë përgjegjës për supervizimin.

Por deri në cilën pikë? Po në rast të problemeve me rendin publik? Çfarë ndodh nëse ka trazira në qendër? Çfarë ndodh nëse refugjatët dalin jashtë dhe kryejnë krime?

A do dalë përpara një gjykate shqiptare apo italiane një emigrant i arrestuar?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco