Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

U raportua si 'rrëzim'/ Zbardhet ngjarja në Kurbin, 53 - vjeçari vdiq pasi u përplas nga makina...

U raportua si 'rrëzim'/ Zbardhet ngjarja në Kurbin, 53 - vjeçari vdiq pasi u përplas nga makina...

15:38, 06/11/2023
A+ Aa A-

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari, i cili nga hetimet rezultoi se ka përplasur për vdekje një 53-vjeçari dje ne Kurbin, me automjet, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Njoftimi:

Kurbin

Zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Laç-Milot”, ku u gjet i pajetë, në rrugë, një 53-vjeçar, ngjarje e cila u raportua fillimisht si rrëzim aksidental.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari, i cili nga hetimet rezultoi se ka përplasur 53-vjeçarin, me automjet, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Sekuestrohet automjeti.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur rreth orës 18:00, të datës 05.11.2023, në aksin rrugor “Laç-Milot”, ku fillimisht u dyshua se aksidentalisht humbi jetën, si pasojë e rrëzimit në rrugë, duke qenë në gjendje të dehur, shtetasi L. K., 53 vjeç, banues në Kurbin, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi E. S., 28 vjeç, banues në Kurbin.

Nga këto veprime rezultoi se shtetasi E. S. ka përplasur me automjet, shtetasin L. K. dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë, 53-vjeçari humbi jetën në vendngjarje.

Në vijim, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Benz”, i shtetasit E. S.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco