Shkodër/ Përplasi për vdekje të moshuarën që po lëvizte me biçikletë, arrestohet 53-vjeçarja

Shkodër/ Përplasi për vdekje të moshuarën që po lëvizte me biçikletë, arrestohet 53-vjeçarja

16:00, 04/11/2023
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 53 vjeçaren, e cila paraditen e sotme përplase me automjet, biçikletën me të cilën po lëvizte një 72-vjeçare.

Si pasojë e plagëve të marra, e moshuara ndërroi jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Përplasi me automjet, biçikletën me të cilën lëvizte një 72-vjeçare që humbi jetën më pas, në spital, arrestohet 53-vjeçarja.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasen 53 vjeçe, pasi ditën e sotme, rreth orës 10:30, në lagjen “Skënderbeg”, automjeti që drejtonte kjo shtetase, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja 72 vjeçe.

Shtetasja për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën më pas, në spital.

Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco