Njëri rrahu dhëndrin tjetri rrahu gruan dhe fëmijët, tetë persona përfndojnë në pranga

Njëri rrahu dhëndrin tjetri rrahu gruan dhe fëmijët, tetë persona përfndojnë në pranga

11:34, 01/11/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tetë persona të cilët akuzohen se kanë kryer krime të ndryshme.

Bëhet me dije se disa nga të arrestuar kanë ushtrua dhunë fizike ndërsa disa të te tjerë kanë drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi:

Tiranë

Vihen në pranga 8 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën dhe ndaluan shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

- E. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish-të fejuarën e tij;

- F. B., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj dhëndrit të tij, për motive të dobëta;

- E. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe gjatë kontrollit në banesë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një pushkë sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin F. T., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të godasë me send të fortë bashkëshorten e tij, si dhe në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tyre të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Krujë arrestuan shtetasin Sh. Ll., 58 vjeç, banues në Kosovë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 17:15, duke drejtuar automjetin tip "Audi", ka aksidentuar shtetasin G. N., 60 vjeç. Si pasojë 60-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

- A. M., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

- E. P., 30 vjeç, banues në Kamëz, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. M., 20 vjeç, banues në Sauk, pasi për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht dhe ka goditur shtetasin K. A., 20 vjeç. Si pasojë shtetasi K. A. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco