Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO-SYRI TV/ Ujësjellës për Mero Bazen, banorët e Mezhgoranit sërish në protestë. Përplasen me policinë

21:18, 31/10/2023
A+ Aa A-

Banorët e Mezhgoranit në Tepelenë vijojnë rezistencën me protesta për mos lejuar nderimin e një ujësjellësi, i cili do u marrë ujin e pijshëm fshatit të tyre. Ata akuzojnë qeverinë se po ndërton ujësjellës për interesa të Mero Bazës, ndërsa këtë të martë për t’i sprapsur është dërguar edhe policia. Banorët shprehen se nuk tërhiqen, ndërsa nuk kanë munguar edhe përplasjet me uniformat blu.

Nga SYRI TV

Banoret e Mezhgoranit në Tepelenë vijojnë rezistencën me protesta për mos lejuar nderimin e një ujësjellësi, i cili do u marrë ujin e pijshëm fshatit të tyre.

Këtë të martë ata janë hasur edhe më një numër të madh të punonjësve të policisë të cilët janë vendosur ne afërsi të punimeve në Mezhgoran. Banoret kane bllokuar futjen e policisë dhe mjeteve te firmës ne fshat ku kanë pasur edhe përplasje me policinë.

Ata  kërkojnë kryetarit të Bashkisë Tepelenë, Termet Peçi, që të zhvillojë një takim situatën me të cilën ata po përballen.

Ata akuzojnë Mero Bazen se po u marrë uji e pijshëm për të ndërtuar resortin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco