SYRI TV/ Përdhunimi në Vlorë, 26-vjeçarja te 'Piranjat', rrëfen ngjarjen e rëndë dhe apelon

14:15, 28/10/2023
A+ Aa A-

26-vjeçarja që ra pre e përdhunimit të 3 të rinjve në qytetin e Vlorës, ka rrëfyer eksluzivisht në emisionin “Piranjat” ngjarjen e rëndë. Në gjendje të rënduar psikologjike, e reja gjeti forcën për t’i bërë edhe një apel shoqërisë dhe vajzave që të mos heshtin përballë këtyre rasteve por të denoncojnë me forcë, e të kërkojnë drejtësi pavarësisht kërcënimeve të shumta që mund të marrin.

Nga SYRI TV

26- nga Vlora e cila ra pre e një përdhunimi nga 3 djem, njëri prej të cilëve ishte partneri i saj prej 2 vitesh, ka rrëfyer për emisionin “Piranjat” dhunën e ushtruar pasi u drogua nga ata që i cilësonte miq.

Në gjendje të rënduar psikologjike e reja tregon se ra pre e përdhunimit në gjendje të pavetëdijshme. Kjo ka ndodhur pasi i dashuri i saj i ka hedhur në gotën e alkoolit, një sasi droge dhe ka këmbëngulur që vajza ta konsumojë, çka ka shkaktuar gjendjen e pavetëdijshme.

Mes lotësh dhe e trembur e reja shprehet se nuk ua fal të rinjve aktin që kryen, pasi ka qenë pa dëshirë teksa shprehet se sapo është përmendur në spital, nëna e njërit prej djemve që e përdhunoi e ka kërcënuar të tërheqë akuzat.

Në gjendje të rënduar psikologjike, por tashmë me ngjarje të zbardhur e autorë pas hekurave falë reagimit të fortë shoqëror, 26- ka edhe një apel.

Gjatë emisionit të së premtes, në studion e “Piranjave”, ajo i ka drejtuar një letër të gjitha vajzave, por edhe shoqërisë që të reagojnë me forcë e të denoncojnë rastet e dhunës ndaj tyre.

Mes vargjesh e reja u bën thirrje vajzave të ngrenë zërin dhe të tregojnë me gisht përdhunuesit.

“Përdhunuesit të marrin atë që meritojnë dhe unë atë që meritoj. Këto ditë kam marrë me mijëra mesazhe mbështetëse nga njerëz që nuk i njoh. I falënderoj.” - Kështu ka zgjedhur ta mbyllë, vajza, letrën dedikuar grave, vajzave e shoqërisë shqiptare.

Ngjarja e rëndë e regjistruar më 21 tetor tronditi opinionin publik, pasi 26 – ra pre e një përdhunimi teksa ishte e pavetëdijshme.

Dy prej autorëve, Oltjon Tahiri dhe Albi Ceno tashmë ndodhen në qeli pasi Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” e ndërkohë është shpallur në kërkim, Gentjano Mehmeti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco