Shiste kanabis në afërsi të shkollave në Vlorë, arrestohet i riu

Shiste kanabis në afërsi të shkollave në Vlorë, arrestohet i riu

11:04, 25/10/2023
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 25-vjeçar i cili shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 25-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në 50 doza, gati për shitje.

“Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se Specialistët e DVP Vlorë, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike në afërsi të universitetit, në lagjen “Pavarësia”, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 25 vjeç, banues në Vlorë.                      

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 25-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në 50 doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të shkollave të qytetit, kryesisht pranë universitetit.”- njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco