Aksident në Shkodër, automjeti përplas 56-vjeçaren që lëvizte me biçikletë

Aksident në Shkodër, automjeti përplas 56-vjeçaren që lëvizte me biçikletë

08:54, 25/10/2023
A+ Aa A-

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 07:45, në lagjen “Tre Heronjtë”, automjeti me drejtuese një 34-vjeçare, ka aksidentuar një 56-vjeçare, që lëvizte me biçikletë, e cila u dërgua në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco