Atentat me armë zjarri ndaj të riut shqiptar në Spanjë

Atentat me armë zjarri ndaj të riut shqiptar në Spanjë

22:57, 24/10/2023
A+ Aa A-

Një shqiptar ka rënë pre e një atentati me armë këtë të martë në Katalonjë në Spanjë.

Nga raportimet e mediave spanjolle thuhet se shqiptari i paidentifikuar është plagosur rëndë.

I riu shqiptar është shfaqur i plagosur me armë zjarri në derën e spitalit Vendrell, në Baix Penedès, Tarragona.

Për momentin nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe gjendja e tij. Policia spanjolle ka konfirmuar ngjarjen për mediat, por nuk ka dashur të japë më shumë detaje për atë që ka ndodhur.

I plagosuri u fut vetë në zonën e urgjencës së spitalit dhe është trajtuar me shpejtësi nga shërbimet mjekësore. Nuk bëhet e ditur gjendja shëndetësore.

Mediat shkruajnë se ai u dërgua nga persona të tjerë që e braktisën në derën e spitalit. I riu shqiptar kishte dy plagë me armë zjarri, një në secilën këmbë.

Ai kishte edhe një goditje në kokë. Autoritetet janë duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë të spitalit për të identifikuar persona të tjerë të përshirë.

Pritet të merret më vonë edhe dëshmia e shqiptarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco