Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

EMRI/ Transportonin klandestinë kundrejt parave, pezullohet shefi dhe 8 oficerë policie

EMRI/ Transportonin klandestinë kundrejt parave, pezullohet shefi dhe 8 oficerë policie

19:30, 24/10/2023
A+ Aa A-

Kundrejt parave, duke përfituar edhe nga puna si oficerë policie, transportonin klandesinë nga kufiri deri në territorin e Delvinës, dhe më pas i linin të lirë.

Njoftimi i Agjencia e Mbikëqyrjes Policore:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila ka vendosur në datë 21 tetor, caktimin e masave të sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për 9 punonjës policie pranë DVKM Gjirokastër.

- Kryekomisar Florian Mustafaj, Shef i Sektorit të Migracionit në DVKM Gjirokastër.

- Komisar Rami Ruçi, Shef i Sektorit të Hetimit në DVKM Gjirokastër.

- N/Komisar Ediat Kanina me detyrë Specialist në Sektorin e Migracionit në DVKM Gjirokastër.

- N/Komisar Benard Kermaj, me detyrë Specialist i Sektorit të Hetimit në DVKM Gjirokastër.

- Inspektor Ramiz Balliu, me detyrë trup shërbimi në DVKM Gjirokastër

-Inspektor Dritan Sako, me detyrë trup shërbimi ne Sektorin e Migracionit në DVKM Gjirokastër.

- Inspektor Emiliano Kazma, me detyrë trup shërbimi në DVKM Gjirokastër.

-Inspektor Drini Çaçi me detyrë trup shërbimi në DVKM Gjirokastër.

- Drejtues B, T., Kordinator i Operacionit Frontex.

 

Vendimi i Gjykatës është rezultat i një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale, nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, pas informacioneve se disa punonjës policie në bashkëpunim, transportonin emigrantë të kapur nga vendet e treta nga Qarku Gjirokastër në territorin e Bashkisë Delvinë, duke i lënë më pas të lirë në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi.

Nga hetimet ka rezultuar se në disa raste, pas lënies së emigrantëve në zonën e Delvinës, ata janë transportuar kundrejt fitimit nga persona të tjerë, ose kanë udhëtuar në brendësi të territorit shqiptar. Hetimet për rastin vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për të dokumentuar aktivitetin e paligjshëm të punonjësve apo bashkëpunëtorëve të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco