Korrupsioni zgjedhor/ SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Rrogozhines

15:20, 19/10/2023
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla është marre i pandehur sot nga SPAK.

Burimet konfirmojnë se Memolla është nën hetim për korrupsion zgjedhor. 

Memolla shoqërohej nga avokati, teksa po largohej nga dyert e prokurorisë ku është pyetur.

I njëjti prokuror që ka nuisur hetimet për kryebashkiakun e Rrogozhinës, po heton edhe kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli.

Për Sulin e Memollën hetimet kanë nisur mbi kallëzimet për pastrimin e qytetit dhe dëmshpërblimet për dëmet nga termeti.

Elvin Gokaj, prokuror i SPAK ka bërë  thirrje për të dhënë dëshmi përveç Rrakip Sulit e Edison Memollës edhe për zyrtarë të bashkive respective.

Me nisjen e hetimeve, me urdhër të prokurorit janë sekuestruar disa dokumente, që kanë të bëjnë me veprimet apo mosveprimet e zyrtareve lidhur me procedurat për të cilat janë kallëzuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco