Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Drejtoria Detare: Pritet përkeqësim i motit në bregdet në datat 19 - 22 tetor

Drejtoria Detare: Pritet përkeqësim i motit në bregdet në datat 19 - 22 tetor

13:36, 18/10/2023
A+ Aa A-

Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi për përkeqësim të motit në bregdetin shqiptar në tri ditët në vijim. Në një njoftimin e publikuar në rrjetet sociale, thuhet:

Sipas parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit shqiptar gjatë datave 19 - 22 tetor 2023, duke filluar nga ora 10:00 e datës 19 tetor 2023, do të kemi përkeqësim të motit. Era do të jetë me drejtimin jug- juglindje në forcën deri në forcën 7-8 bft me shpejtësi deri 30-35m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 m.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar do të jetë mbas orës 6:00 të datës 22 tetor 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco