Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Përleshen dy 15-vjeçarë në Shkodër, njëri plagoset me biçak

Përleshen dy 15-vjeçarë në Shkodër, njëri plagoset me biçak

13:16, 18/10/2023
A+ Aa A-

Një sherr mes dy 15-vjeçarëve ka ndodhur në Shkodër.

Policia lokale bën të ditur se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të paradites së sotme. Njëri prej tyre është plagosur me biçak dhe ndodhet në spital, ndërsa autori është shoqëruar në polici.

Policia e Shkodrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, salla operative e DVP Shkodër, është njoftuar se pas një konflikti mes dy 15-vjeçarëve, ishte lënduar me mjet prerës (biçak) njëri prej tyre.

Shtetasi i dëmtuar është dërguar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

15-vjeçari tjetër u shoqërua në ambientet e DVP Shkodër dhe po merret në pyetje, në prani të prindit të tij dhe të psikologut.

Mjeti prerës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të këtij konflikti dhe sqarimin e rrethanave të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco