VIDEO-SYRI TV/ Zbulohet shtëpia e kanabisit në Vaun e Dejës, prangoset babë e bir dhe nipi

13:03, 18/10/2023
A+ Aa A-

Jo vetëm në terren të hapur, por kanabisi vijon të kultivohet edhe në banesa nëpërmjet llambave. Në Shkodër është gjetur një tjetër shtëpi ku ishin kultivuar 123 bimë kanabisi nëpërmjet llambave. Sipas policisë, për këtë veprimtari janë arrestuar tre persona, ndërsa ndaj tre zyrtarëve të OSHE dhe kryeplakut të fshatit Trush kanë nisur hetimet.

Nga SYRI TV

Zbulohet një banesë e braktisur e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave në fshatin Trush të bashkisë Vau Dejës. Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj, në një dalje për mediat u shpreh se në banesë janë gjetur të kultivuara dhjetëra bimë narkotike, ndërsa është arrestuar një 34 vjeçar nga Kurbini i cili u kap në flagrancë duke u kujdesur për to.

Si autor të dyshuar të kësaj veprimtarie, janë Dedë dhe Anton Laca, të cilët kishin punësuar nipin e tyre nga Kurbini që të kujdesej për bimët narkotike, ndërsa ka nisur hetimet edhe për kryeplakun e fshatit Trush dhe dy punonjës të OSHE.

Në banesën ku ishin kultivuar bimët narkotike, policia ka gjetur edhe armë dhe sende të tjera të paligjshme

Në konferencën për mediat, kreu policisë Shkodër, njoftoi se gjatë këtij viti janë asgjësuar mbi 150 mijë bimë narkotike në të gjithë qarkun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco