KFOR-i dhe Policia e Kosovës me patrulla të përbashkëta në kufi

KFOR-i dhe Policia e Kosovës me patrulla të përbashkëta në kufi

12:28, 16/10/2023
A+ Aa A-

KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar patrulla të përbashkëta në kufi.

Ushtarët e KFOR-it nga Komanda Rajonale West (RC-W), zhvilluan patrulla të përbashkëta me Policinë e Kosovës brenda zonës së tyre të përgjegjësisë, “me qëllim të monitorimit të territorit dhe sigurimit të një kornize adekuate të sigurisë”.

 “KFOR-i është gjithmonë i përkushtuar për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, sipas mandatit të saj, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, duke kontribuar në mirëmbajtjen e një Mjedisi të Sigurt dhe Lirinë e Lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco