Operacioni i SPAK/ Ekzekutohen vetëm 8 nga 50 urdhër-arreste

Operacioni i SPAK/ Ekzekutohen vetëm 8 nga 50 urdhër-arreste

09:55, 17/05/2024
A+ Aa A-

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, Policia e Shtetit po ushtron kontrolle në disa qytete të vendit për të ekzekutuar 50 urdhër-arreste të lëshuara.

Kontrollet po shtrihen në disa qytete si Tiranë, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël, Kurbin.

Mësohet se urdhër-arreste janë lëshuar për vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj, Leonard dhe Erlis Duka, Durim dhe Valter Bami.

Për dy të fundit janë ushtruar kontrolle në banesat e tyre në Nikël.

Urdhër arrestet janë lëshuar nga prokurori i SPAK, Alfred Shehu pas zbërthimit të aplikacioni Sky ECC.

SYRI TV raporton se janë ekzekutuar deri tani 8 nga rreth 50 urdhër-arreste, disa prej tyre edhe në qelitë e burgut

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco