Greqi/ Arrestohet 50-vjeçari shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Greqi/ Arrestohet 50-vjeçari shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar

16:43, 15/10/2023
A+ Aa A-

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme në Kefalonia, Greqi.

50-vjeçari akuzohet për veprën penale “Rrëmbim” dhe “Krime kundër familjes”.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, shqiptari u pikas nga oficerët e policisë, të cilët kontrolluan dhe konstatuan se ndaj tij kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Pas arrestimit, 50-vjeçari u dërgua në Prokurorinë Penale të Kefalinisë, ku më pas pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco