SYRI TV/ 'Piranjat' hyjnë në një shtëpi bari në Spanjë, shqiptari rrëfen për kultivimin dhe korrjen e kanabisit

12:33, 14/10/2023
A+ Aa A-

“Piranjat” këtë herë kanë hyrë në një shtëpi bari në Spanjë. Grupi i xhirimit ka marrë rrëfimin e një djali të ri, i cili tregon që nga kultivimi e deri të korrja e bimës e shitja e saj. Së bashku me partneren, ai shprehet se së fundmi ka dëgjuar shumë të rinj që të vijnë në Spanjë, të marrin ambiente me qira për të mbjellin kanabis, duke e parë këtë si mundësinë e vetme për t’u pasuruar

SYRI TV

“Piranjat”  kanë udhëtuar për në Spanjë dhe kanë hyre brenda një shtëpie bari. Siç shihet, grupi i xhirimit ngjitet në katin e dytë të banesës ku rezulton se është një dhomë e kthyer në sere kanabisi dhe për bimët kujdeset një shqiptar së bashku me partneren e tij.

Teksa i riu rrëfen rreziqet dhe kalvarin e vuajtjeve deri në përfundim të procesit të tharjes dhe vjeljes së bimëve narkotike, shprehet se shumë të rinj shqiptarë gjithmonë  e më shumë po synojnë të marrin ambiente disa herë më të mëdha se sa këto shtëpi të vogla, kjo me qëllimin që të mbjellin sa më shumë rrënjë hashashi.

Në ambientin ku ka mundur të hyjë grupi i emisionit të “Piranjave”, duket se në një nga 3 ambientet janë 170 rrënjë kanabisi. E njëjta sasi është edhe në dy ambiente të tjera të ngjashme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco