Magazinë mallrash kontrabandë në mes të Tiranës, kapen 3 shitësit, arratiset pronari

Magazinë mallrash kontrabandë në mes të Tiranës, kapen 3 shitësit, arratiset pronari

12:17, 14/10/2023
A+ Aa A-

Në një dyqan në Tiranë këpucësh, çantash etj. Policia e Tiranës bëri sekuestrimin e mallrave, pasi kishte rezultuar nga hetimet se ishin të të futura kontrabandë në Shqipëri. Nën hetim përfunduan tre burra që ishin punësuar në dyqan, kurse vetë pronari u zhduk dhe Policia e shpalli në kërkim. Operacioni policor ishte koduar si “Triple” dhe u zhvillua në një subjekt në rrugën 5 Maji.

Në njoftimin e Policisë thuhej:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, organizuan operacionin policor të koduar "Triple".

Në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim shtetasi A. D., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit E. M., 30 vjeç, Sh. D., 41 vjeç, dhe A. Gj., 23 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Në rrugën "5 Maji", gjatë kontrollit në disa biznese në pronësi të shtetasit A. D., në të cilat ishin të punësuar tre shtetasit e proceduar, u sekuestruan mallra dhe produkte të ndryshme pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e tyre, për të cilat nuk deklaroheshin të ardhurat e përfituara prej tyre.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi E. M., ishte punësuar në një nga këto biznese, në mënyrë të paligjshme, nga 41-vjeçari i shpallur në kërkim.

Dosja e tyre i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco