EMRI/ Mbushi me drogë Çekinë dhe Holandën, SPAK i sekuestron pasuritë

EMRI/ Mbushi me drogë Çekinë dhe Holandën, SPAK i sekuestron pasuritë

11:56, 14/10/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur konfiskimin e pasurive të Erjet Strefi dhe personave të lidhur me të.

Erjet Strefi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga/Çeki në vitin 2019, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe të huaj, anëtarë të një grupi të organizuar kriminal, të cilët vepronin në territorin e Republikës Çeke dhe Mbretërinë e Holandës, gjatë periudhës qershor 2016 deri në Shtator 2016, kanë prodhuar dhe tregtuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike metamfetaminë

Pasuritë e sekuestruara janë:

1. Pasuri e paluajtshme vilë 2 katëshe në Dhërmi, në kompleksin turistik “Ionian Olea”, me sipërfaqe totale ndërtimi 151,8 m² dhe sipërfaqe totale trualli 217,16 m², në pronësi eventuale të shtetases E.S;

2. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 56.20 m², në Selitë, Tiranë, në pronësi të shtetasit Erjet Strefi;

3. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 74.40 m², në Selitë, Tiranë, në pronësi të shtetasit Erjet Strefi;

4. Pasuri e paluajtshme e llojit tokë arë, me sipërfaqe  500 m², në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnje,me bashkëpronarë shtetasit J.S dhe H.S.

5. Pasuri e paluajtshme e llojit tokë arë, me sipërfaqe  500 m², në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnjë, me bashkëpronarë shtetasit J.S dhe H.S.

6. Pasuri e luajtshme autoveturë e markës “BMW”, tipi: 3D, vitprodhimi 2012, në pronësi të shtetasit N.S.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco