Si i shpëton ligjit prostitucioni online- SYRI TV në strofullën e 'Escort Albania'

11:22, 14/10/2023
A+ Aa A-

Prostitucioni dhe rrugët për ushtrimin e kësaj veprimtarie janë përshtatur me teknologjinë, duke e bërë të vështirë edhe punën e autoriteteve për goditjen e këtij fenomeni.  Në faqe online ofrohen shërbime seksuale kundrejt shumave monetare që nisin nga 100 euro nata. Gazetarja e Syri TV Bleona Sari ka zbërthyer skemën se si funksionojnë këto rrjete, që janë të mirë organizuara teksa një nga tutorët shprehet për Syri TV se pagesat nisin nga 100 euro e sipër. Edhe ekspertë e pranojnë se fenomeni ka marrë përmasa të mëdha

SYRI TV

Prostitucioni dhe rrugët në të cilat ka marrë zgjerim tashmë të kthyera në fenomen shumë të përhapur po lulëzojnë edhe online. Jo vetëm në qendrat e masazheve, por vatër e shfrytëzimit të prostitucionit janë edhe faqet dhe reklamimi i vajzave online, ku klientët klikojnë faqen në internet në të cilat shfaqen me dhjetëra vajza te reja.

Pas zgjedhjes së vajzave të reklamuara është e vendosur edhe pagesa.

Në këmbim të shërbimeve seksuale qe ofrojne vajzat ne faqet online, shumat janë të majme; ato variojnë nga 200 deri në 500 euro/ora. 

Anida Kamberi, e cila është specialiste për hetimin e krimit në seksionin për trafiqet e paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, shpjegon se janë hartuar plane dhe kontrolle për ta goditur këtë fenomen, i cili ka marrë përmasa të mëdha.

Më tej, specialistja për hetimin e krimit në seksionin për trafiqet e paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës shpjegon se pas hetimit dhe konstatimit të rasteve të cilat jo pak herë janë edhe mashtrime, flet me shifra të paktën për vitin 2023.

Ndonëse është një shkelje e ligjit dhe vepër penale, është e vështirë që këta persona të arrestohen duke qenë se vajzat ofrohen me dëshirën e tyre dhe nuk e denoncojnë. Në rast të mungesës së provave, personat lihen të lirë.

Gjithëpërfshirja dhe përhapja masive e këtij fenomeni tashmë i kthyer në një problem ndihmohet edhe nga aksesi që çdokush ka për të lundruar në internet ku siç duket edhe nga një komunikim i zhvilluar në rrjetet sociale me një faqe të quajtur “Eskortat shqiptare”.

Siç duket nga komunikimi i zhvilluar nga gazetarja e Syri TV, administratorja e faqes ka rolin e menaxheres dhe konfirmon se mund të gjejë vajza që ofrojnë shërbime seksuale në Tiranë dhe Durrës.

Më poshtë sjellim një pjesë të bisedës mes gazetares dhe tutores, ku faktohet se si funksionon ky rrjet prostitucioni.

Ndërkohë, pavarësisht se ky aktivitet i paligjshëm ushtrohet hapur dhe çdokush ka akses, nuk dihet se përse Policia e Shtetit nuk përdor metoda të specializuara hetimore kundër kësaj veprimtarie. Do të mjaftonte një hetim intensiv për të shkuar deri tek organizatorët e kësaj skeme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco