Policia greke në kërkim të 'maskës' që grabiti karburantin: Shqiptar, 45 vjeç

Policia greke në kërkim të 'maskës' që grabiti karburantin: Shqiptar, 45 vjeç

11:02, 14/10/2023
A+ Aa A-

Një grabitje me armë ka ndodhur në orët e vona të së premtes në Irakleo, Greqi. Një burrë, i veshur me maskë, hyri në një pikë karburanti në Knossos në mesnatë dhe duke kërcënuar punonjësin, i kërkoi paratë nga arka.

Punonjësi i ka dhënë 260 euro dhe grabitësi i ka marrë dhe është zhdukur në këmbë.

Policia duke përdorur materialet e kamerave të sigurisë, si dhe deklaratat, ka mbërritur në gjurmët e autorit, i cili është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë, sipas informacioneve, për një 45-vjeçar shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco