Policia e Kosovës, aksion në veri lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit

Policia e Kosovës, aksion në veri lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit

10:54, 14/10/2023
A+ Aa A-

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Po, kemi operacion në veri të vendit.”, ka thënë Elshani. I pyetur nëse ka ndonjë të arrestuar, Elshani ka thënë vetëm se për çdo zhvillim rreth këtij operacioni “do të njoftoheni me kohë”.

Më 24 shtator, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku.

Përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur e pati marrë Milan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës. Ai u lirua nga Gjykata e Lartë e Serbisë, një ditë pasi u ndalua nën dyshimet se ka kryer një sërë veprash - përfshirë trafikim armësh dhe krime kundër sigurisë së përgjithshme

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco