Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Drejtori në bashkinë e Korçës, fiton çmimin e dytë Guiness, abuzim prej 70 milionë lekësh

21:56, 13/10/2023
A+ Aa A-

Ju kujtohet Ilirian Dinellari, drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike të Korçës? Ai kishte thyer një rekord në detyrën e titullarit më të lartë të këtij sektori. Ai ka harxhuar 3,063,534 lekë benzinë në vetëm një vit e gjysmë. Diçka e tillë u konstatua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Thyerja e rregullave duket se është një ‘sport i preferuar’ për Dinellarin. Këtë here Piranjat kanë vënë re se shkeljet e tij referuar KLSH-së janë dhe më të thella se aq.

Kontrolli i Lartë i Shtetit nga auditimi mbi zbatimin e kontratës me objekt ‘Asfalto beton, viti 2020’, rezulton se jo në çdo rast sasia e mallit të blerë dhe bërë hyrje është e dokumentuar me përdorimin e tij. Nuk ka asnjë dokument, si procesverbal të hartuar nga specialist i fushës për nevojën e punimeve që do kryhen në objekte, foto fillestare të objektit ku do kryhet shërbimi, foto gjatë kryerjes së shërbimit, pasi vihet re se për çdo vit kryhen investime në të njëjtat segmente për dëmtim të rrugëve, duke mos nxjerrë përgjegjësitë mbi shërbimin e kryer si nga Drejtuesi i NSHP, Ilirian Dinellari, po ashtu dhe nga vetë Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo.

Po ashtu KLSH bën me dije se në një sasi asfalti e bërë hyrje në magazinën e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike Bashkia Korçë, nuk janë respektuar kushtet teknike ku afati i përdorimit është 2 orë nga momenti i daljes së materialit nga prodhimi, duke treguar se veprimet e kryera nga NSHP janë fiktive dhe me pasoja negative në buxhetin e kësaj drejtorie dhe vetë Bashkisë.

Nga të dhënat e tabelës, rezulton se gjatë muajt Korrik 2021 në data 29 dhe 30.7.2021 është bërë hyrje sasia 894.98 ton asfalto beton me vlerë 7,045,282 lekë, e cila është bërë dalje në data 8-10-13.8.2021 ose afërsisht me mbi 8 ditë vonesë, kur kushti teknologjik është vetëm 2 orë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit e gjen në shkelje drejtorin Dinellari dhe ka nxjerrë urdhër të zhdëmtimit të mallit me vlerë 7,045,282 lekë. KLSH urdhëron Kryetarin e Bashkisë Korçë në bashkëpunim me Drejtorinë Juridike të ndjekë të gjitha rrugët administrative e ligjore në mënyrë që shuma e munguar të kthehet në buxhetin e Bashkisë.

Piranja Kamila Xhakaj e mori në telefon zotin Dinellari, duke qenë se nuk e gjeti në zyrë, për ta vënë në dijeni se ka fituar një tjetër çmim Guinness. Ky i fundit nuk e mirëpriti vlerësimin dhe mbylli menjëherë telefonin.

Gjithsesi, kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo, nuk kishte të njëjtin fat, pavarësisht dëshirës për t’u shmangur, ai nuk ia doli dot t’i shpëtonte përballjes sonë. ‘Ju kam thënë që të më nisni shkresa zyrtare. U kthejmë përgjigje për çdo pyetje që bëni. Nuk duhet të më kapni në rrugë.

‘Jam në dijeni të çdo gjëje që ndodh në Bashkinë e Korçës. Çmim tjetër Guiness për Dinellarin? Nuk e di, duhet pyetur ai (qesh). Nuk kemi asnjë shkelje tjetër, pretendimet e tjera nuk qëndrojnë’, thotë ndër të tjerë Filo.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco