Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Përballja e Piranja-ve me Majlinda Bufin, kryebashkiaken e Roskovecit, të paditur në SPAK

20:54, 13/10/2023
A+ Aa A-

Ju treguam para një jave se si kryetarja e bashkisë së Roskovecit, zonja Majlinda Bufi, ka bërë padi civile ndaj Piranjave dhe SYRI TV, me objekt detyrimin e të paditurve që ta dëmshpërblejnë atë për cenim personaliteti dhe reputacioni.

Me si po shkojnë gjërat, edhe karrigia bashkë me menderen, e jotja është zonja Bufi.

Gjithashtu zonja kryetare ka kërkuar detyrimin e palës së paditur që të fshijë çdo material të shkruar, audio dhe video, të publikuar per paditësen.

Por këtu ndeshim në një problem serioz, sepse edhe sikur ne të pranojmë t’i fshijmë materialet, për fatin e saj të keq, video është bërë aq virale saqë ka patur me qindra shpërndarje ne rrjetet sociale. Ne nuk kemi aspak mundësi që t’i fshijmë videot nga profilet e dynjasë, por sidoqoftë i bëjmë një thirrje secilit nga miqtë tanë, që të fshijë çdo gjë që ka lidhje me zonjën Bufi.

Një tjetër problem në padinë e zonjës është ndarja e audiopërgjimeve nga dy qytetarët denoncues.

Për çudi, këtë të dytin, kryetarja e ka kursyer duke mos e përfshirë në padi, dhe ka kërkuar vetëm zhdukjen e materialit të sanitares. Ky ishte thjeshte një sugjerim për juristet e zonjës Bufi, pastaj ata dine vetë si bëjnë.

Por ne kemi edhe disa dilema të tjera, prandaj më mirë, le ta pyesim vetë zonjën Bufi, pavarësisht se ajo nuk pranoi të komunikonte me ne, madje duke na penguar nëpërmjet militantëve të saj, ne na mbetet ta sqarojmë për disa gjera.

Se pari, për zonjën kryetare, ka një padi në SPAK nga një deputet i Kuvendit dhe në këto kushte çdo material që do të fshinim, na bën dhe ne fajtorë në këtë çështje.

Se dyti, për sa kohë ka një çështje në SPAK, ajo prevalon mbi një çështje civile, prandaj në teori padia e zonje Bufi është nul. Sidoqoftë, në fund të gjithë kësaj mosmarrëveshjeje, diçka mund të bëjmë.

Meqë zonja Bufi ka kërkuar që të zhduket çdo material që ka lidhje me të, por vetëm me shkop magjik pasi ndryshe nuk realizohet në asnjë formë.

Ok, u krye.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco