Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Arrestimi i shefit të Komisariatit të Laçit, gazetari: Çela nuk mbështetej vetëm nga Metaj, por edhe nga politikanë

Arrestimi i shefit të Komisariatit të Laçit, gazetari: Çela nuk mbështetej vetëm nga Metaj, por edhe nga politikanë

11:34, 13/10/2023
A+ Aa A-

Arrestimi i shefit të Komisariatit të Laçit, Dritan Metaj, pasi akuzohet për bashkëpunim me grupin kriminal të ‘baronit’ të drogës, Gëzim Çela, ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit.

Duke folur në emisionin “Open” në News24, gazetari Elkier Bushkolaj, u shpreh se Çela nuk ka pasur mbështetje vetëm nga Metaj, por sipas tij, ka pasur ndihmë dhe njohje nga radhë më të larta, duke iu referuar figurave politike.

“Kjo dosje solli ndërmend pak a shumë dosjen e Habilajve. Vetë Çela vjen nga radhët e policisë. Një personazh që i kalon me vite kufijtë e Kurbinit, dhe besoj se lidhjet e tij shkojnë shumë më lart, lidhje politike. Është e pamundur që të varej vetëm nga Metaj. Mjafton të hyni në autostradë Mamurras Laç, do të shihni që të gjitha bizneset aty janë të falimentuara, dhe një mik i imi specialist me shpjegoi se kjo ka ardhur për shkak të gjobëvënieve dhe haraçeve”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco