SYRI TV/ Bashkia Tepelenë ujësjellës për Mero Bazen, banorët e Mezhgoranit rikthehen në protestë

15:17, 12/10/2023
A+ Aa A-

Edhe këtë të enjte, banorët e fshatit Mezhgoran në epelenë, protestuan kundër ndërtimit të një ujësjellësi, i cili do të dërgojë ujin te një restort pas të cilit dyshohet se fshihet gazetari Mero Baze. Banorët kërkojnë që uji të përdoret vetëm për nevojat e komunitetit, ndërsa kreu i PD Gjirokastër Dasho Aliko kërkoi hetim për tenderin e ujësjellësit.

Syri tv

Banorët e Mezhgoranit në Tepelenë janë rikthyer përsëri protestës për të kundërshtuar projektin e ujësjellësit, i cili do të furnizojë me ujë një restort turistik në fshatin Peshtan, pas të cilëve, sipas banorëve, qëndron gazetari Mero Baze.

Banorët protestuan duke i bërë thirrje bashkisë të tërhiqet nga ujësjellësi, duke kërkuar që uji i burimit të fshatit të tyre të mos përdoret nga një biznes privat, pasi ujësjellësi po ndërtohet me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Veç faktit që resorti do të marrë një pjesë të konsiderueshme të ujit, ndërtimi i ujësjellësit ngre hije të forta dyshimi për abuzime, për shkak se punimet u tenderuan në vitin 2021 e po atë vit parashikohej përfundimi i tyre. Por për dy vjet në fshat nuk është kryer asnjë punë për ujësjellësin, ndërsa bashkia duket se ka pritur përfundimin e zgjedhjeve lokale, duke marrë votat e banorëve, që më pas të vijojë punën për ujësjellësin i cili do të furnizojë me ujë resortin në fshatin Peshtan. Për këtë arsye, kreu i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Dasho Aliko kërkoi nga organet ligjore që të nisin hetimet.

Banorët kanë paralajmëruar se do të vijojnë të protestojnë deri në një reagim nga ana e institucioneve, të cilave u kërkojnë anulim të projektit, që synon të çojë ujin te restorti turistik, pas të cilit dyshohet se fshihet Mero Baze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco