‘Jam sëmur me covid’, Laert Haxhiu refuzon të marrë dijeni mbi seancën/ Shtyhet gjyqi për autorin e masakrës së Lushnjës

‘Jam sëmur me covid’, Laert Haxhiu refuzon të marrë dijeni mbi seancën/ Shtyhet gjyqi për autorin e masakrës së Lushnjës

14:06, 12/10/2023
A+ Aa A-

Është shtyrë për një tjetër datë gjyqi për Laert Haxhinë, autor i dyshuar i masakrës së Lushnjës.

Seanca e radhës do të mbahet më 19 tetor, ndërkohë që sot në sallën e gjyqit pati shumë debate.

Prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu, e cila është marrë në mbrojtje nga policia, për shkak të kërcënimeve, është paraqitir në seancën kundër Haxhiut. Në seancë pati debate mes palëve pasi Laert Haxhiu ka refuzuar që të marre dijeni për seancën e sotme nëpërmjet oficerit të kontaktit. Fillimisht ka pretenduar se është i sëmurë me covid dhe më pas ka refuzuar takimin me oficerin.

Mësohet se avokati Detar Hysi refuzoi që të vijonte mbrojtjen, pasi pretendon se është i zgjedhur nga familjaret dhe jo nga vetë Haxhiu. Avokati tha se nuk mund të mbrojë një person, i cili nuk i ka dhënë tagrin sepse tashmë sipas tij kanë ndryshuar kushtet ligjore duke qene se Laert Haxhiu ka një adresë dhe duhet të vendosë vetë për avokatin. Trupa gjykuese e kryesuar nga Erjon Cela vendosi që të mos e pranoj kërkesën e avokatit, pasi togat e zeza bën me dije se gjykimi do të vazhdojë në mungesë pasi nuk mund të presin pambarimisht Laert Haxhiun, i cili refuzon që të marre dijeni për procesin në vendin tonë.

Ndërkohë, seanca gjyqësore u shty me pretendimin se nuk u bë e mundur njoftimi i dëshmitarit të fundit Arsen Gjuti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco