Policia shkoi për të sekuestruar kamerat në klinikë, mjeku: Nuk ka, kam bërë punime

Policia shkoi për të sekuestruar kamerat në klinikë, mjeku: Nuk ka, kam bërë punime

23:06, 06/10/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ka nisur sot hetimet për rastin e vdekjes së 3-vjeçarit, pas ndërhyrjes dentare në klinikën e mjekut anestezist Roland Xhaxho.

Ndërsa policia dhe prokuroria kanë shkuar pasditen e sotme për të sekuestruar kamerat e sigurisë në këtë klinikë, mjeku ka deklaruar se nuk ka.

Xhaxho ka deklaruar se nuk ka kamera sigurie prej datës 23 shtator, pasi ka kryer disa punime. Sakaq, mësohet se policia ka sekuestruar DVR (regjistrimet e kamerave).

Kujtojmë se i mituri iu nënshtruar një ndërhyrjeje në dentare në këtë klinikë në datën 28 shtator, dhe pas shfaqjes së komplikacioneve në mbrëmje të kësaj date, ka ndërruar jetë në datën 1 tetor, teksa ndodhej i shtruar në QSUT./ BallkanWeb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco