Pagoi 120 mijë euro për ekzekutimin e ish bashkëshortes, Apeli rrëzon avokatin Alban Bengasi, do qëndrojë në burg

Pagoi 120 mijë euro për ekzekutimin e ish bashkëshortes, Apeli rrëzon avokatin Alban Bengasi, do qëndrojë në burg

11:00, 06/10/2023
A+ Aa A-

Alban Bengasi, avokati i akuzuar nga SPAK, se pagoi 120 mijë euro tek Nuredin Dumani, për të dhunuar dhe eliminuar ish bashkëshorten do vijojë të qëndrojë në burg.

Gjykata e Apelit të Posaçëm refuzoi kërkesën e tij për masë më të butë sigurie, duke miratuar Shkallën e parë, e cila kishte caktuar arrest në burg.

Avokati kërkoi masë me të lehtë sigurie me pretendimin se Nuredin Dumani është mashtrues dhe se me ish bashkëshorten ka marrëdhënie të mira, ku sipas tij akuzat e ngritura nuk qëndrojnë.

Ai kerkoi t’i hiqej masa e arrestit me burg, kundrejt garancisë pasurore, por kërkesa e tij u rrëzua nga Apeli i Posaçëm.

Bengasi ishte në kërkim që prej Majit të vitit 2022, ku u zhvillua operacioni “Plumbi i Arte”, pas dëshmisë së vrasësit me pagesë, tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili u rrëfeu hetuesve se avokati ia kishte ofruar fillimisht shumën monetare atij, por për shkak se ishte femër nuk kishte pranuar.

Dumani vazhdon në rrëfimin e tij, duke pretenduar se kërkesën e avokatit e kishte plotësuar shtetasi Eljo Bitri, duke e goditur atë në fytyrë me grushte. Avokati Alban Bengasi, iu vetëdorëzua drejtësisë rreth një muaj më parë pas më shumë se 1 viti në arrati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco