Tomorri: SPAK heziton të thellohet në hetimin e inceneratorit të Tiranës, do të ishte depozita e madhe e parave

Tomorri: SPAK heziton të thellohet në hetimin e inceneratorit të Tiranës, do të ishte depozita e madhe e parave

22:40, 05/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari Klodian Tomorri tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se ka patur një skemë të mirëmenduar se do të kishte një incenerator në Fier, Elbasan dhe Tiranë dhe kryeqyteti do të ishte depozita e madhe ku do të vinin paratë. Tomorri tha se qeveria dhe drejtësia kishin mjaft kohë për të ndaluar zhdukjen e parave të inceneratorëve, por nuk reaguan edhe pse mund ta kishin bërë që në vitin 2017.

“Ka mbaruar hetimi për çështjet e inceneratorit të Elbasanit dhe të Fierit, por ne jemi të paqartë se çfarë ka ndodhur dhe kush kreu vepër penale. Strukturat e shtetit kanë patur mundësinë ta ndalonin këtë që në vitin 2017, sepse atëherë u dhanë sinjalet e para se kjo ishte aferë korruptive, kur drejtoria e Tatimeve kapi transaksionet fiktive mes nënkontraktorit të kompanisë së inceneratorëve dhe kompanive fiktive.

Tatimet nuk bënë asnjë veprim edhe pse zbuluan një skemë të madhe evazioni, prokuroria e Tiranës e kishte çështjen e mashtrimit me skemën e TVSH-së.

Fieri dhe Elbasani ishte “mxemja” e punës së inceneratorëve. Duket se ka patur një skemë të mirëmenduar se do të kishte një Fier, Elbasan dhe Tiranë dhe Tirana do të ishte depozita e madhe ku do të vinin paratë.

Administratori i shtetit, Farudin Arapi, tha se kompania ka investuar në Fier 5 milionë euro më tepër se sa ka marrë nga shteti dhe në Elbasan një gjë e tillë. Këtu problemi ishte Tirana.

Por duket se te hetimi i Tiranës ka një apati, stepje, hezitim të SPAK-ut për të proceduar me masa të shpejta.

Ka 2 muaj që është kompania në administrim shtetëror dhe ne nuk dimë se cila është gjendja, sa para janë vjedhur aty.

Vetëm Tirana ka marrë nga shteti 50 milionë euro, ka marrë nga dherat dhe intertet”-tha Tomorri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco