SYRI TV/ Zharrëzi vuan mungesën e ujit të pijshëm, banorët: Vjen një orë në ditë i ndotur

14:27, 05/10/2023
A+ Aa A-

Bashkia e Patosit faturon banorët e Zharrëzit për ujin me çmim afrofe edhe pse uji nuk konsumohet pasi sipas banorëve vjen i ndotur edhe është i papijshëm. Ata shprehen se janë ankuar tek ujësjellësi, por nuk u është dhënë asnjë zgjidhje.

Syri tv

Prejt dy vitesh Fshati Zharrez në Patos, vuan mungesën e ujit të pijshëm. Banorët shprehen se uji në çezma vjen vetëm 1 orë në ditë dhe është i papijshëm pasi është i ndotur. Por edhe pse ujin në çezmë nuk e konsumojnë, ata faturohen nga ujësjellësi i bashkisë me çmim aforfe. Ata shprehen se janë ankuar por nuk u është dhënë asnjë e zgjidhje.  

Madja ka edhe raste kur fatura e ujit shkon 40 mijë lekë të vjetra kur në banesë jeton vetëm një person dhe pse uji i çezmës nuk përdoret.

Disa prej tyre janë detyruar të presin linjen me ujësjellësin, por pavaresisht kësaj, ata faturohen sërish nga ujësjellësi. Perveç faturës së shtrenjtë të ujit, banorët shprehen se detyrohen ta blejnë ujin e pijshëm ndersa për të vadituar tokat kane hapur puse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco