Arrestohen dy shpërndarës droge afër gjimnazit të Fierit, 15-vjeçari lirohet për shkak të moshës

Arrestohen dy shpërndarës droge afër gjimnazit të Fierit, 15-vjeçari lirohet për shkak të moshës

08:54, 04/10/2023
A+ Aa A-

Policia e Fierit, në vazhdën e operacionit antidrogë “Tempulli” goditi një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave. Të dy shpërndarësit ishin fare të rinj dhe njeri prej tyre, 15 vjeçari, i proceduar disa herë më parë, u la në gjendje të lirë, për shkak të moshës për të njëjtën veprimtari kriminale. Ai ishte shfrytëzuar për këtë veprimtari kriminale nga një person që tashmë është i burgosur për drogë, Emruha Morina.

Shërbimet e Policisë vunë në pranga Jualian Hoxhën, 18 vjeç dhe fillimisht edhe 15-vjeçarin në fjalë,  të dy banorë të Fierit.

Ata u kapën në flagrancë me disa doza kanabisi, gjatë tentativës për t’i shitur ato, në afërsi të një gjimnazi në qytetin e Fierit.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 qese me cannabis sativa në formë boçeje me peshë 830 gramë. Ata e kishin përgatitur dhe ndarë lëndën narkotike në doza, me qëllim shitjen e saj, në afërsi të shkollave. Qeset me cannabis dhe dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet rezultoi se 15-vjeçari është përdorur më parë për të kryer këtë veprimtari kriminale, nga shtetasi Emruha Morina, 26 vjeç, banues në Fier, i arrestuar më datë 19.08.2023, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme," tha Policia e Fierit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco