Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro. Ja ngjarjet kriminale që u zbardhën

Mbi 800 hektarë pyje të shkrumbuar, riaktivizohet zjarri në Pishporo dhe Darëzezë

Mbi 800 hektarë pyje të shkrumbuar, riaktivizohet zjarri në Pishporo dhe Darëzezë

17:56, 03/10/2023
A+ Aa A-

Një katastrofë mjedisore po vijon të shkrumbojë pyllin e Pishporos dhe Darëzezës në Fier, pasi gjatë pasditës së sotme, vatra të shumta zjarri janë riaktivizuar sërish.

Pas ndërhyrjes nga ajri të dy avionëve Canadair, vatrat janë riaktivizuar sërish të favorizuara edhe nga era e fortë ndërkohë që aktualisht vatra më masive ndodhet në zonën e Pishës së Butë.

Përballë kësaj situate autoritetet po kërkojnë përforcime nga qarqe të tjera, ndërkohë që në terren për shuarjen e flakëve ndodhen 11 mjete zjarrfikëse.

Ndërkohë sipërfaqja e përshkruar nga zjarri gjatë këtyre ditëve sipas përllogaritjeve paraprake arrin në 800 hektarë. Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri dhe nga toka edhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e ka konsideruar si një ndër zjarret më të vështirë për t’u përballur deri më sot në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco