Tentuan të dilnin nga Shqipëria me rulotë me armë sportive dhe kanabis, arrestohen në portin e Durrësit 2 francezët

Tentuan të dilnin nga Shqipëria me rulotë me armë sportive dhe kanabis, arrestohen në portin e Durrësit 2 francezët

14:38, 03/10/2023
A+ Aa A-

Sylvain Mardon  dhe Clarisse Estelle Matte janë arrestuar pasi tentuan të dilnin nga Shqipëria me një automjet kamper (rulotë), ku kishin fshehur armë sportive dhe kanabis.

Dy francezët tentuan të transportonin drogë drejt vendeve të BE, ata u arrestuan në portin e Durrësit.

Gjithashtu, u sekuestruan si provë materiale, arma sportive dhe sasia e lëndës narkotike cannabis sativa.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco