Vëllai rreh vëllanë, arrestohen dy persona në Tiranë

Vëllai rreh vëllanë, arrestohen dy persona në Tiranë

12:59, 03/10/2023
A+ Aa A-

Familjet shqiptare vazhdojnë të përballen dhe të luftojnë cdo ditë me rastet e dhunës. Së fundmi janë arrestuar dy persona në Tiranë dhe një grua në Shkodër, nën hetim për dhunë në familje.

Përkatësisht është arrestuar një 59-vjeçar Sh.K banues në Tiranë, i cili ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij. Po ashtu, edhe një 34-vjeçar A.N nga Tirana është vënë në pranga pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

 Gjithashtu në qytetin e Shkodrës, një 39-vjeçare është vënë nën hetim, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të saj.

NJOFTIMI I POLICISË SHKODËR:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. S., 39 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjthshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco