Shkatërrohet grupi i trafikut ndërkombëtar të kokainës e hashashit në Itali, arrestohen 3 shqiptarë

Shkatërrohet grupi i trafikut ndërkombëtar të kokainës e hashashit në Itali, arrestohen 3 shqiptarë

10:09, 03/10/2023
A+ Aa A-

Antimafia Italiane e Komanda Provinciale e Guardia Financës së Ankonës kanë ekzekutuar fazën finale të operacionit "Lojë e Dyfishtë" (Doppio Gioco) i cili çoi në shkarërrimin e një trafiku ndërkombëtar kokaine e hashashi me sasi prej 700 kg e me vlerë përfitimi 35 milionë euro.

Janë ekzekutuar urdhër arrestimet ndaj 3 shtetasve shqiptarë të cilat janë ekstraduar nga Shqipëria, Bellgjika e Spanja e të një shtetas italian me banim në provincën e Maceratës.

Tre shqiptarët janë vënë nën masën e arrestimit nga drejtësia italiane menjëherë pasi kanë mbërritur në aeroportin Fiumicino Romë e Linate të Milanos.

Tre shqiptarët janë shoqëruar në burgjet e Rebibbia, Regina Coeli e Busto Arsizio.

Operacioni "Lojë e Dyfishtë" coi në 22 arrestimeve, kapjen në flagrancë të 8 korrierëvë me 50 kg kokainë e të sekuestrumit të 5 automjeteve të modifikuara për transportin e drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco