VIDEO/ Rrëfimet e Tafanit, flet për SYRI TV, babai i Laert Haxhiut: Ai është i droguar, duhet vizituar

16:19, 02/10/2023
A+ Aa A-

Në një reagim për SYRI TV, Qamil Haxhiu, babai i Laert Haxhiut ka rrëzuar pretendimet e Artan Tafanit që e implikon bandën e Laert Haxhiut në 6 vrasje. Sipas Haxhiut në Lushnjë ndihen të kërcënuar. Ndërkohë për mediat ka folur edhe avokati Adriatik Doga, që sipas Tafanit ishte objektiv për tu vrarë. Doga është shprehur se nëse grupi do donte ta vriste mund ta kishte bërë.

Nga SYRI TV

Qamil Haxhiu, babai i Laert Haxhiut në një lidhje për Syri Televizion ka reaguar lidhur me rrëfimet e Artan Tafanit, që iniciuan operacionin ‘Kurrë mos Harro’ që u finalizua me 11 të arrestuar dhe zbardhjen e 6 vrasjeve që janë kryer nga Grupi i Laert Haxhiu në Shqipëri dhe Greqi.

Qamil Haxhiu u shpreh së Policia dhe Prokuroria nuk dihej ti kishin marrë për bazë të gjitha dëshmitë e Artan Tafanit, që sipas tij është një i droguar që kërkon të inkriminojë personat e tjerë.

Haxhiu shprehet se është pamundur që në 3 ditë të zbardhen këto vrasje, teksa dëshmoi se ndihet i frikësuar pasi familjet e viktimave i kanë kërkuar llogari.

Ai mohoi pretendimet i biri ka planifikuar vrasje prokuroresh dhe juristësh.

Avokati Adriatik Doga, i cili sipas Tafanit ishte një objektiv për tu vrarë ka folur për Syri Tv, ku është shprehur se nëse do donin ta vrisnin do e kishin bërë. Doga theksoi se me Tafanin kanë marrëdhënie farefisnore dhe u shpreh se këto lajmë nuk janë pritur mirë nga familja e tij në Lushnjë.

Me kërkesë të prokurorisë së Elbasanit është sekuestruar një automjet tip Benz i cili përdorej nga e reja Klea Gjata e cila u arrestuar në kuadër të operacionit ‘Kurrë mos harro’.

Burime nga Policia e Lushnjës bëjnë me dije se makina ishte në emër të nënës së saj, ndërsa është sekuestruar edhe një aparat celular që mund të ndihmoj në zbardhjen e bisedave të të resë me Haxhiun i cili ndodhet i burgosur në burgun e Janinës. Sipas burimeve Klea Gjata ka lidhje dashuri me të kërkuarin e drejtësisë Laert Haxhiu i cili është i arrestuar nga autoritetet greke dhe pritet ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco