VIDEO/ Aksident i rëndë në Vlorë, ‘Range Rover’ godet nga pas makinën e policisë, plagosen rëndë dy persona

14:04, 02/10/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku ka mbetur i plagosur një efektiv policie si dhe një tjetër qytetar, punonjës i një servisi makinash.

Gazetari i SYRI TV raporton se një automjet tip “Range Rover” ka goditur nga pas një makinë policie. Mjeti i policisë është rrotulluar dhe nga përplasja ka mbetur i plagosur efektivi dhe personi tjetër. Të dy janë transportuar me urgjencë në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco