Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

FOTO/ Ja kush është shkodrani 'Gjyshka', i përfshirë në vrasjen e Fridman Xhaferajt

FOTO/ Ja kush është shkodrani 'Gjyshka', i përfshirë në vrasjen e Fridman Xhaferajt

11:13, 02/10/2023
A+ Aa A-

Zbulohet fotoja e Idriz Manej, shkodrani që njihet me nofkën “Gjyshka”, i përfshirë në vrasjen e Fridman Xhaferajt në 2 qershor 2021.

Sipas Ora News, fillimisht “Gjyshka” u arrestua në muajin nëntor të vitit 2021 nga Policia e Korçës, gjatë operacionit të koduar “Ristart”, pasi së bashku me Ligor Romaçkën, Joni Moskun dhe një person tjetër, tentuan të trafikonin 114 kg drogë përmes pikës kufitare të Goricës në Maqedoninë e Veriut.

Për këtë episode trafikimi, Idriz Manej është deklaruar fajtor dhe dënuar me 8 vite burgim.

Ndërsa teksa ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Drenovës, “Gjyshka” është arrestuar për herë të dytë, këtë radhë nga Prokuroria e Elbasanit, e cila e akuzon se ka marrë pjesë në vrasjen e Fridman Xhaferaj në Korçë.

Sipas rrëfimit të bashkëpunëtorit të Prokurorisë së Elbasanit, Artan Tafani, Idriz Manej ka qënë pjesë e grupit të përbërë nga Laert Haxhiu, Lulzim Spahija, Ligor Romaçka, Mariglen Topuzi dhe Bledar Berberit. Pikërisht këta emra, së bashku me të penduarin Tafani, kanë vrarë me armë zjari dhe më pas hedhur në ujërat e rezervuarit të Gjançit në Korçë, Fridman Xhaferaj.

Për këtë krim ditën e djeshme Gjykata e Elbasanit caktoi masën e “arrestit në burg” për 58-vjeçarin Idriz Manej. Ndërsa çështja kundër tij dhe 14 personave të tjerë pritet ti kalojë për koopetencë prokurorisë së posaçme SPAK, e cila do kryejë hetime më te thelluara ndaj këtij grupi.

Vrasja e Fridman Xhaferajt, në 2 qershor 2023 në Korçë, është një nga krimet më shtazarake të kryera nga Laert Haxhiu dhe banda e tij me bazë veprimi në Lushnjë, Pogradec dhe Korçë. Fridmani sapo kishte dalë nga burgu i Peqinit, teksa akuzohej për djegien e një makine në Lushnjë, porosi që ishte dhënë nga kushëriri i tij, Laert Haxhiu. Xhaferaj dhe Haxhiu nuk ishin thjesht dy të njohur në Lushnjë, por ata janë kushërinj mes njëri-tjetrin.

Për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Artan Tafani, vrasja e Fridman Xhaferaj, ka qenë më e rënda dhe shtazarakja. Kjo vrasje ka lënë shenja tek ai, duke besuar se Laert Haxhiu tashmë ishte kthyer në bishë, një njeri me paranoja që ishte i gatshëm të vriste këdo nga grupi i tij, nëse dyshonte se mund ta tradhtonte. 

Vrasja e tij në Korçë është kryer vetëm sepse Xhaferaj në një moment e kishte kërcënuar kushëririn e tij Laertin, se nëse ky i fundit nuk e ndihmonte për ta nxjerrë nga burgu i Peqinit, Fridmani do fillonte të fliste në polici dhe prokurori, për vendndodhjen e të kërkuarit Laert Haxhiu dhe krimet e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco