‘Ishte në shënjestër për t’u eliminuar nga i penduari i drejtësisë’/ ‘Pija kafe me të, e kam kushëri’, avokati: S’jam kërcënuar kurrë

‘Ishte në shënjestër për t’u eliminuar nga i penduari i drejtësisë’/ ‘Pija kafe me të, e kam kushëri’, avokati: S’jam kërcënuar kurrë

10:03, 02/10/2023
A+ Aa A-

Avokati nga Lushnja Adriatik Doga, i quan trillim atentatet dhe vrasjen që ishte planifikuar për të, nga Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, pjesëtar i bandës së Laert Haxhiut. Doga shprehet se nga momenti që e ka dëgjuar këtë fjalë nga drejtori i policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, jeta e tij dhe e familjes nuk është më e qetë.

Sipas tij, gjatë punës si avokat nuk është ndier asnjëherë i kërcënuar nga Artan Tafani, përkundrazi përpara arrestimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, ata kanë pirë kafe se bashku sepse janë edhe kushërinj.

Avokat Doga shprehet se që nga momenti që emri i tij u bë publik si shënjestër për t’u vrare, nuk ka kërkuar mbrojtje, por të paktën duhej të ishte bërë një ballafaqim me Tafanin ose të thirrej nga prokurori i Elbasanit për t’u njohur me rrethanat. Tafani, sipas Dogës, është njeri i varur nga lëndët narkotike dhe duhen parë edhe rrethanat e deklaratave të tij përpara prokurorisë.

Mes të tjerash avokati tha se me Laert Haxhiun nuk ka njohje personale dhe asnjëherë nuk ka pasur konflikte as me çështjet e tij dhe as me grupin rival, atë të Aldo Bares. Avokati në ketë interviste, mohon gjithçka është thënë për atentatet e kryera apo vrasjen që ishte planifikuar për të. Artan ose Marius Tafani u arrestua për grabitjen e një pike valutore dhe me pas u bë i penduar i drejtësisë, ku zbuloi 6 vrasje të bëra nga grupi i Laert Haxhiut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco