Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Operacioni antidrogë në Tiranë: Arrestohet i 96-i i të kërkuarëve nga Policia

Operacioni antidrogë në Tiranë: Arrestohet i 96-i i të kërkuarëve nga Policia

09:06, 02/10/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës e ka çuar në 96, numrin e të arrestuarëve për drogë me prangosjen e 43-vjeçarit Emiljano Sinani në kuadrin e operacionit “Tempulli”.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në rrugën “Jordan Misja”, është vënë në pranga shtetasi E.S, 43 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Tashmë vazhdonn puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Dosja e tij i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco