Sekuestrime në Rinas: Një turk po vinte dhe një kinez po ikte me mijëra euro pa deklaruar

Sekuestrime në Rinas: Një turk po vinte dhe një kinez po ikte me mijëra euro pa deklaruar

09:38, 30/09/2023
A+ Aa A-

Policia Kufitare në aeroportin e Rinasit,  në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, ka kaluar në vijën e dytë për kontroll më të detajuar, dy të huaj: njeri shtetas turk që po vinte në Shqipëri dhe tjetri, shtetas kinez që po ikte nga Shqipëria.

Gjatë kontrolleve në hyrje të Republikës së Shqipërisë  shtetasit turk D. C., 36 vjeç, i janë gjetur 17 020 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.

Kurse, në dalje,  shtetasit L.D, 50 vjeç, i janë gjetur 11 820 euro dhe 1900 dollarë, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Për ta nisi nisi procedimi në gjendje të lirë për "Mosdeklarim në kufi të të hollave dhe i sendeve me vlerë".

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco