Megaoperacioni i policisë ‘Never Forget’ Rrumbullaku: Artan Tafani autor i ekzekutimit të Alban Semakut

Megaoperacioni i policisë ‘Never Forget’ Rrumbullaku: Artan Tafani autor i ekzekutimit të Alban Semakut

10:38, 28/09/2023
A+ Aa A-

Drejtori i policisë, Muhamet Rrumbullaku doli në një konferencë për mediat, ku foli për megaoperacionin e koduar "Never Forget". Rrumbullaku tha se janë zbardhur 6 vrasje dhe janë lëshuar 15 urdhëra arreste.

“Janë zbardhur 6 vrasje, 3 raste të vjedhjes me dhunë, kanosjes së punonjësit të policisë si edhe zbardhjen e dy vrasjeve të kryera në tentativë. Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar 15 urdhra ndalimi, janë ekzekutuar 12 ndërsa 3 shtetas janë shpallur në kërkim. Artan Tafani, dyshohet se ka kryer disa ngjarje kriminale, vrasje nga viti 2021-2023”.

Gjatë këtij megaoperacioni u zbardhën 6 vrasje. Artan Tafani autor i vrasjes Alban Semakut në peqin në 2021.

Për vrasjen e Çajup Selimit në Tepelenë në qershor 2021 autorët e dyshuar janë Leart Haxhiu, Artan Tafami, Erisiana Abenidini, Lulzim Spaija, Ligor Lomacka, Bujar Abedini."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco